Ndeshje interesante në EURO2020, Danimarka – Finlanda, formacionet e mundshme

12.06.2021

Danimarka e Finlanda do e fillojnë Kampionatin Evropian “EURO2020” me përballjen mes tyre që zhvillohet në ora 18:00. Dy përfaqësueset gjenden në Grupin B, së bashku me Belgjikën e Rusinë. Ndeshja Danimarka – Finlanda zhvillohet në “Parken Stadium” në Kopenhagë. Përfaqësuesja e Danimarkës pritet që në këtë duel të luajë me një skemë prej 4-2-3-1. […]

Ndeshje interesante në EURO2020, Danimarka – Finlanda, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Danimarka e Finlanda do e fillojnë Kampionatin Evropian “EURO2020” me përballjen mes tyre që zhvillohet në ora 18:00.

Dy përfaqësueset gjenden në Grupin B, së bashku me Belgjikën e Rusinë.

Ndeshja Danimarka – Finlanda zhvillohet në “Parken Stadium” në Kopenhagë.

Përfaqësuesja e Danimarkës pritet që në këtë duel të luajë me një skemë prej 4-2-3-1.

Ndërsa ajo e Finlandës pritet të startojë tërësisht në mbrojtje me skemë 3-5-2.

Formacionet e mundshme

Danimarka: Schmeichel, Wass, Christensen, Kjaer, Mahele, Hojbjerg, Felaney, Poulsen, Eriksen, Braithëaite, Dolberg.

Finlanda: Hradecky, O’Shaughenssy, Toivio, Arajuuri, Uronen, Kauko, Sparv, Kamara, Alho, Lod, Pukki.

Kujtojmë se sonte do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër në kuadër të këtij kampionati, ku do të takohen Belgjika me Rusinë me fillim prej orës 21:00 në “Krestovsky Stadium”./SuharekaOnline/