Ndeshja Slavia Praha – FC Ballkani, dalin në shitje biletat

13.09.2022

Më 15 shtator zhvillohet ndeshja mes FC Ballkanit dhe Slavia Praha në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Ndeshja Slavia Praha – FC Ballkani zhvillohet të enjten, më 15 shtator në Pragë të Çekisë me fillim prej orës 18:45. Ndërkaq, përmes një njoftimi, klubi suharekas ka bërë të ditur se kanë siguruar […]

Ndeshja Slavia Praha – FC Ballkani, dalin në shitje biletat Foto: Ilustrim

Më 15 shtator zhvillohet ndeshja mes FC Ballkanit dhe Slavia Praha në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja Slavia Praha – FC Ballkani zhvillohet të enjten, më 15 shtator në Pragë të Çekisë me fillim prej orës 18:45.

Ndërkaq, përmes një njoftimi, klubi suharekas ka bërë të ditur se kanë siguruar nga nikoqiri sektorët 119-121.

Biltetat mund të blihen përmes platformës online në këtë link: https://www.ticketportal.cz/performance/285749?lang=US

Në këtë link (vegëz) mund të shihni dhe blini vetëm ulëse në seksionin (sektorët 119-121)

Aty janë 400 vende të përgatitura për tifozët e klubit suharekas.

Ju lutemi lexoni informacione të rëndësishme lidhur me këtë proces të blerjes se biletës.

Procesi i blerjes së biletave:

Pasi të klikoni në link, do të shihni hartën e stadiumit te Slavija Praga, Fortuna Arena
Ju klikoni në një nga sektorët 119-121 ose zgjidhni sektorin në listë “Lista e vendeve të disponueshme”.

Më pas mund të zgjidhni ulësen te cilën e dëshironi dhe klikoni “Vazhdo në Shportën e Blerjeve”

Në hapin tjetër ju duhet të plotësoni të dhënat e mbajtësit/ve të biletës:
– Emri
– Mbiemri
– Numri i ID ose pasaportës.

Në këtë hap ju gjithashtu duhet të shënjoni një email ku do të dërgohen biletat dhe mënyra e pagesës.

Në fund ju duhet te konfirmoni dhe klikoni në butonin Blerje

Hapi i fundit është procesi i pagesës përmes portës së pagesave të cilën e konfirmoni duke klikuar në butonin “Zaplatit”

Bileta dhe Hyrja:

Ju do te pranoni një biletë elektronike në emailin tuaj të cilin e keni plotësuar me parë dhe e cila është gjenerauar;

Në biletë do të printohen të dhënat që keni plotësuar më parë (emri, mbiemri dhe numri i ID/pasaportës);

Ju mund të printoni biletën ose të përdorni gjithashtu eTicket (ju rekomandojmë ta keni edhe biletën e printuar);

Në hyrje do të ketë një kontroll nga sigurimi, kështu që çdo mbajtës i biletës duhet të sigurojë ID-në ose pasaportën e tij fizike me detajet që ai ose ajo ka në biletën e saj.

Shitja përfundon nesër me datë 14.9.2022 në orën 18:00 (para mbledhjes së sigurisë së UEFA-s)

Çmimi i biletës është 265 CZK, në euro sipas kursit aktual është 10.79 EURO.

Ju lutemi vini re se nuk do të ketë mundësi për të blerë bileta pas kësaj date. Klubi Slavija Praha nuk ofron shitjen e biletave në arkat në ditën e ndeshjes sipas rregulloreve të UEFA-s.