Ndeshja ndaj Sigal Prishtinës, lojtari i Golden Eagle Yllit dënohet me 100 Euro
FBK ka publikuar dje Informatorin e radhës për ndeshjet e xhiros XXVII të Superligës së Kosovës në basketboll, ku përveç mbarëvajtjes së garave, regjistrimit të rezultateve janë përcaktuar edhe gjobat për mosrespektim të Propozioneve të Garave. Kështu, nga ndeshja Feronikeli – Bashkimi janë në total 800 euro dënime, të gjitha për gabime teknike ku Stevie […]
FBK ka publikuar dje Informatorin e radhës për ndeshjet e xhiros XXVII të Superligës së Kosovës në basketboll, ku përveç mbarëvajtjes së garave, regjistrimit të rezultateve janë përcaktuar edhe gjobat për mosrespektim të Propozioneve të Garave.
Kështu, nga ndeshja Feronikeli – Bashkimi janë në total 800 euro dënime, të gjitha për gabime teknike ku Stevie i Bashkimit, Fisnik Juniku i Feronikelit si dhe trajnerët e të dyja skuadrave kanë marrë dënimet përkatëse, nga 100 për lojtarë dhe 300 për trajnerë.
Përballja mes Prishtinës dhe Yllit ka regjistruar një dënim të vetëm, për Rilind Krasniqin e Yllit 100 euro për GT.
Ndërsa dueli tjetër dhe i vetëm ku gjoba është dhënë për shkak të sjelljes së tifozëve është Peja – Rahoveci, ku janë regjistruar hedhje të petardave në parket, që do t’i kushtojnë verdhezinjëve fitues me 600 euro.
Dueli i vetëm ku s’është raportuar asnjë gjobë është ai mes Lipjanit dhe Trepçës, derisa Prizreni ka pushuar.
Njoftimi i plotë i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK):
Në bazë të raporteve të vëzhguesve nga ndeshjet e xhiros së XXVII-të të Superligës së Kosovës në basketboll, zhvilluar më 07/08.03.2020, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:
FERONIKELI vs BASHKIMI 66 : 82 ( 12-14,18-20,16-18,20:20)
Gjyqtari kryesor:Atdhe Gocaj
Gjyqtari 1:Ardian Rrustemi
Gjyqtari 2 :Astrit Kasapolli
Vëzhguesi :Azem Hoxha
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra A korrekte dhe sportive, përveq lojtarit Fisnik Juniku I cili per sjellje jo sportive eshtë ndëshkuar me GT. Trajneri Fikret Shatri për sjellje jo sportive është ndëshkuar me GT.
Skuadra B korrekte dhe sportive,përveq lojtarit Stiven Clark I cili per sjellje jo sportive është ndëshkuar me GT. Trajneri Illmen Bajra për sjellje jo sportive është ndëshkuar me GT
SJELLJET E SHIKUESVE: Fer dhe korrekte. Numri i tyre ishte 100
SIGAL PRISHTINA vs GOLDEN EAGLE YLLI 93:83 (34-18,19-21,18:23,22-21)
Gjyqtari kryesor: Ngadhnjim Shabani
Gjyqtari 1: Amar Djekovic
Gjyqtari 2: Xhavit Beqiri
Vëzhguesi: Mehmet Xhemajli ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra A korrekte dhe sportive.
Skuadra B korrekte dhe sportive,përveq lojtarit Rilind Krasniqi I cili per sjellje jo sportive është ndëshkuar me GT.
SJELLJET E SHIKUESVE: Fer dhe korrekte. Numri i tyre ishte 100.
PEJA vs RAHOVECI 89:70 ( 24:15 , 21:20 , 23:19 , 21:16)
Gjyqtari kryesor: Xhelal Mumini
Gjyqtari 1: Dardan Maxhuni
Gjyqtari 2: Visar Bunjaku
Vëzhguesi: Vllaznim Rraci
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra A korrekte dhe sportive.
Skuadra B korrekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESVE: Hudhje te pedardave . Numri i tyre ishte 2.000
LIPJANI vs TREPÇA 68:85(14:23,18:21,09:2127:20)
Gjyqtari kryesor: Elldin Uglari
Gjyqtari 1: Genc Vitaku
Gjyqtari 2: Egzon Maloku
Vëzhguesi: Gzim Maloku
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra A korrekte dhe sportive.
Skuadra B korrekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESVE: Fer dhe korrekte . Numri i tyre ishte 250.
VENDIME :
1.Stevie Clark (KB.Bashkimi ) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 Euro.
2.Fisnik Juniku (KB.Feronikeli ) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 Euro.
3.Illmen Bajra (KB .Bashkimi )Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 300 Euro.
4.Fikret Shatri (KB .Feronikeli )Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 300 Euro.
5.Rilind Krasniqi (KB.Golden Eagle Ylli ) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 Euro.
6. KB Peja, Konform Nenit 49.3 të PG dënohet me 600 Euro.