Ndeshja ndaj Prishtinës, FC Ballkani zhvillon stërvitjen e radhës

02.04.2021

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo xhiro pritet të na sjellë sfida tejet interesante. Drenica do të përballet me Trepça ’89, Arbëria ndaj Dritës, Feronikeli ndaj Llapit, po ashtu do të zhvillohet edhe ndeshja Gjilani – Besa. Ndërsa vëmendja është te ndeshja Ballkani – Prishtina, ku kjo […]

Ndeshja ndaj Prishtinës, FC Ballkani zhvillon stërvitjen e radhës Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro pritet të na sjellë sfida tejet interesante.

Drenica do të përballet me Trepça ’89, Arbëria ndaj Dritës, Feronikeli ndaj Llapit, po ashtu do të zhvillohet edhe ndeshja Gjilani – Besa.

Ndërsa vëmendja është te ndeshja Ballkani – Prishtina, ku kjo ndeshje pritet të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Para kësaj ndeshje, klubi suharekas i drejtuar nga Bledi Shkëmbi sot ka zhvilluar seancë stërvitore.

Kujtojmë se FC Ballkani ndodhet në pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës me gjithsej 55 pikë.

Më poshtë disa foto gjatë stërvitjes së klubit suharekas para ndeshjes ndaj Prishtinës.