Ndeshja miqësore Kosova-San Marino, formacionet zyrtare

Ndeshja miqësore Kosova-San Marino, formacionet zyrtare
Çlirim Gashi

01.06.2021 / Sport

Në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe San Marinos.

Kanë mbetur edhe një orë deri te fillimi i kësaj ndeshjeje miqësore.

Tashmë janë bërë të ditura edhe formacionet zyrtare të këtyre dy kombëtareve.

Bernard Challandes dëshiron të provojë taktika të reja për ta përgatitur skuadrën dhe për t’i bërë përzgjedhjet e nevojshme për ndeshjet e ardhshme konkurruese.

Krahas emrave të njohur nga ekipi i bazë i Dardanëve, në këtë formacion nuk mungojnë edhe përzgjedhje të reja nga trajneri.

Njëherësh, në këtë takim do të ketë edhe debutime për mbrojtësin Destan Bajselmani dhe mesfushorin Blendi Idrizi.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Ujkani; Bajselmani, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda; Halimi, Kryeziu, Idrizi; L.M. Kastrati, Muriqi, Zeneli

Trajner: Bernard Challandes

San Marino: S. Benedettini; D’Addarlo, Fabbri, Rossi, Palazzi; Tomassini, Lunadel, A. Golinucci, Mularoni; Nanni, M. Vitaloli

Trajner: Franco Varrella

RAPORTO