Ndeshja Kosovë-Spanjë gjykohet nga referi skocez

07.09.2021

Kosova mori një pikë në ndeshjen ndaj Greqisë dhe loja e mirë e tyre ka shtuar oreksin tashmë për skuadrën e Challandes. Dardanët kanë për t’ë nisur përgatitjet në “Fadil Vokrri” për duelin e së nesërmës ndaj Spanjës, një test shumë i rëndësishëm në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2022. Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës […]

Ndeshja Kosovë-Spanjë gjykohet nga referi skocez Foto: Ilustrim

Kosova mori një pikë në ndeshjen ndaj Greqisë dhe loja e mirë e tyre ka shtuar oreksin tashmë për skuadrën e Challandes.

Dardanët kanë për t’ë nisur përgatitjet në “Fadil Vokrri” për duelin e së nesërmës ndaj Spanjës, një test shumë i rëndësishëm në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2022.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër më 8 shtator, të mërkurën me fillim nga ora 20:45.

Tashmë shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarin që do ta gjykojë këtë takim si dhe caktimin e asistentëve të tij.

Bobby Madden do të jetë gjyqtari kryesor me asistentët David Roome Nugnier dhe Sean Carr.

Gjyqtari i katërt në këtë takim është caktuar David Munro derisa në dhomën e VAR-it do të jenë Jarred Gavan Gillett  dhe Nick Hopton.