Ndeshja Kosovë-Greqi gjykohet nga referi francez

03.09.2021

Kosova mori 3 pikët e para ndaj Gjeorgjisë dhe loja e mirë e tyre ka shtuar oreksin tashmë për skuadrën e Challandes. Dardanët janë rikthyer në shtëpi për t’ë nisur përgatitjet në “Fadil Vokrri” për duelin e të dielës ndaj Greqisë, një test shumë i rëndësishëm në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2022. Ndeshja mes […]

Ndeshja Kosovë-Greqi gjykohet nga referi francez Foto: Ilustrim

Kosova mori 3 pikët e para ndaj Gjeorgjisë dhe loja e mirë e tyre ka shtuar oreksin tashmë për skuadrën e Challandes.

Dardanët janë rikthyer në shtëpi për t’ë nisur përgatitjet në “Fadil Vokrri” për duelin e të dielës ndaj Greqisë, një test shumë i rëndësishëm në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2022.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet më 5 shtator, të dielën me fillim nga ora 20:45.

Tashmë shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarin që do ta gjykojë këtë takim si dhe caktimin e asistentëve të tij.

François Letexier do të jetë gjyqtari kryesor me asistentët Cyril Nugnier dhe Mehdi Rahmouni.

Gjyqtari i katërt në këtë takim është caktuar Jeremy Stiant derisa në dhomën e VAR-it do të jenë Delajod Willy dhe Thomas Leonard.