Ndeshja Kosovë-Çeki: Brenda 15 minutave shiten të gjitha biletat

19.08.2019

Përfaqësuesja e Kosovës po i rikthehet rrugëtimit drejt ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Europian “Euro 2020”. Këtij rrugëtimi Përfaqëseusja e Kosovës i rikthehet në shtator saktësisht me datën 7 shtator, ku Kosova luan ndaj Republikës së Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më 10 shtator Kosova përballet ndaj Anglisë. Kjo ndeshje më 7 shtator ndaj […]

Ndeshja Kosovë-Çeki: Brenda 15 minutave shiten të gjitha biletat Foto: Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës po i rikthehet rrugëtimit drejt ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Këtij rrugëtimi Përfaqëseusja e Kosovës i rikthehet në shtator saktësisht me datën 7 shtator, ku Kosova luan ndaj Republikës së Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më 10 shtator Kosova përballet ndaj Anglisë.

Kjo ndeshje më 7 shtator ndaj Republikës së Çekisë do të zhvillohet me fillim prej orës 15:00, ky orar është paksa i pazakontë për Kosovën dhe tifozët e saj, pasi që ndeshjet e mëhereshme janë luajtur zakonisht me fillim prej orës 20:45.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurtë që atmosfera dhe përkrahja maksimale për Kosovën nga ‘Dardanët’ nuk do të mungojë as ditën e 7 shtatorit.

Kjo gjë dëshmohet më së mirë pasi që bëhet e ditur se vetëm brenda 15 minutave janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje. Mund ta vërtetoni duke hyrë në faqen https://www.tiks.app/, dhe mund të shihni se nuk ka më bileta të lira për këtë takim.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë kujtojmë se ky stadium ka kapacitet prej 12.500 ulseve.