Pas disa problemeve në platformën online tiks.app, blerja e biletave për ndeshjen e së dielës Kosovë – Angli ishte e pamundur, kështu që tani kj platformë do të kthehet sërish në gjendje të rregullt për të pasur mundësinë e blerjes së biletave.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kompania për shitjen e biletave online do të rifillojë me valën e dytë të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli, sonte në orën 21:30.

Biletat mund t’i blini në platformën online www.tiks.app