Ndeshja historike e Ballkanit në Ligën e Kampionëve, “Xhebrailat” premtojnë diçka unike
Në muajin e ardhshëm, në Korrik do të jetë edhe debutimi i parë i Ballkanit në raundin e parë kualifikues në garat e Ligës së Kampionëve. Me datën 5 Korrik, klubi i udhëhequr nga trajneri shqiptar, Ilir Daja do të përballet me FK Zaligirisin në raundin e parë kualifikues të kësaj gare. Ndeshja e parë…
Në muajin e ardhshëm, në Korrik do të jetë edhe debutimi i parë i Ballkanit në raundin e parë kualifikues në garat e Ligës së Kampionëve.
Me datën 5 Korrik, klubi i udhëhequr nga trajneri shqiptar, Ilir Daja do të përballet me FK Zaligirisin në raundin e parë kualifikues të kësaj gare.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Tifogrupi nga Suhareka, “Xhebrailat”, kanë njoftuar se kanë nisur përgatitjet për të sjellë diçka unike.
Po ashtu, nga Xhebrailat kanë theksuar se po përgatitin diçka për të pëfaqësuar qytetin e Suharekës në mënyrë dinjitoze.
Njoftimi i plotë nga “Xhebrailat” (pa ndërhyrje):
“-8 Ditë nga ndeshja historike!
-Siç e dini të Martën e 5 Korrikut përballemi në kualifikimet për Champions League ku presim ekpin nga Lituania Zalgrisin.
-Xhebrailat janë duke u përgaditur për të sjellur diqka unike si dhe ta përfaqësojmë qytetin e Suharekës në mënyrë dinjitoze.
Andaj ju ftojmë të gjithëve të na bashkangjiteni në një udhëtim masivë drejt Prishtinës.
-Në lidhje me orarin e udhëtim dhe të gjitha gjërat kryesore do njoftoheni me kohë.
TA PËRFAQËSOJMË SUHAREKËN SIÇ NA KA HIJE!”.