Ndeshja FC Ballkani – Ferronikeli zhvillohet pa tifozë

28.05.2020

Fillimi i javës së ardhshme do të shënojë rikthimin e futbollit në Kosovës pas po thuajse tre muajsh mungesë si pasojë e pandemisë COVID-19. Më 3 qershor sipas FFK-së FC Ballkani pret në Suharekë Ferronikelin në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Klubi që drejtohet nga Ismet Munishi nëpërmjet një njoftimi ka kërkuar mirëkuptim për […]

Ndeshja FC Ballkani – Ferronikeli zhvillohet pa tifozë Foto: Ilustrim

Fillimi i javës së ardhshme do të shënojë rikthimin e futbollit në Kosovës pas po thuajse tre muajsh mungesë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Më 3 qershor sipas FFK-së FC Ballkani pret në Suharekë Ferronikelin në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Klubi që drejtohet nga Ismet Munishi nëpërmjet një njoftimi ka kërkuar mirëkuptim për tifozët pasi ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tyre, përshkak të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë.

“Tifozë të dashur të klubit tonë, po rikthehemi në fushën e blertë pas një pauze shumë të gjatë. Po rikthehemi që të dëshmojmë prapë se ne kemi qenë kampionë gjatë gjithë kohës. Lutemi që kjo pandemi globale mos të rikthehet më kurrë dhe të vazhdojmë jetën normale si ne punë po ashtu edhe në sport.

Të dashur tifozë, përshkak të virusit Covid-19, jeni në dijeni që lojërat do të zhvillohen pa tifozë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, kërkojmë ndjesë për tifozët tanë më të mirët në Kosovë, por urojmë që sa më shpejt të ktheheni edhe ju për t’i dhënë përkrahjen kampionëve”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.