Ndeshja e parë Real Madrid-Liverpool mund të luhet në fushë neutrale

Ndeshja e parë Real Madrid-Liverpool mund të luhet në fushë neutrale
Çlirim Gashi

20.03.2021 / Sport

Kanë lindur dyshime në lidhje me vendin ku do të luhet çerekfinalja e parë (6 ose 7 prill) e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.

Në fakt, sipas AS, aktualisht në Spanjë nuk është e lejuar hyrja e qytetarëve nga Britani e Madhe, gjë që do të pengonte Të Kuqtë që të zbarkonin në Madrid.

Masat shtrënguese të marra për shkak të pandemisë, ka shpjeguar AS, do të jenë në fuqi deri më 30 mars, por ka shumë mundësi që qeveria spanjolle të vendosë t’i shtyjë për një kohë më të gjatë.

Nëse kjo ndodh, Real-i do të duhet të gjejë një fushë neutrale, dhe ka kohë deri më 29 mars për t’ia komunikuar UEFA-s.

Ndalimi i hyrjes në Spanjë të njerëzve që vijnë nga Britania nuk vlen për qytetarët që banojnë në Spanjë, kështu që Real-i nuk do të ketë probleme për ta luajtur ndeshjen e kthimit në Liverpool.

RAPORTO