Ndeshja Ballkani – Zalgiris, i besohet këtyre gjyqtarëve të caktuar nga UEFA
- 21.06.2022
- 0 komente
Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka arritur që të shpallet për herë të parë kampion i Superligës së Kosovës në histori të klubit.

Me shpalljen kampion, Ballkani tashmë do të marrë pjesë edhe në garat evropiane për herë të parë.
Në fillim të muajit Korrik, skuadra suharekase do të debutojë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Suharekasit do të përballen me Zalgirisin e Lituanisë më 5 korrik.
Për këtë ndeshje të raundit të parë kualifikues të CHL-së, UEFA tashmë ka zbuluar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi.
Në ndeshjen Ballkani – Zalgiris do të ndajnë drejtësi, gjqytarët nga Irlanda, Rob Harvey si gjqytar kryesor, me ndihmësit e tij Allen Lynch dhe Darragh Keegan.
Ndërkaq, gjyqtar i katërt nga UEFA është caktuar John Mcloughlin.
Kujtojmë se, ndeshja e parë mes FC Ballkani dhe KF Zalgirisit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
KOMENTE0
Leave a Reply