Ndeshja Ballkani – Llapi, formacionet zyrtare

18.09.2021

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy super ndeshje të zjarrta në kuadër të xhiros së pestë (5). Ndërsa, xhiro e pestë e elitës së futbollit kosovar vazhdon edhe nesër me tri ndeshje tejet interesante. Gjatë ditës së sotme kryendeshja do të jetë në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku do të zhvillohet […]

Ndeshja Ballkani – Llapi, formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy super ndeshje të zjarrta në kuadër të xhiros së pestë (5).

Ndërsa, xhiro e pestë e elitës së futbollit kosovar vazhdon edhe nesër me tri ndeshje tejet interesante.

Gjatë ditës së sotme kryendeshja do të jetë në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku do të zhvillohet ndeshja mes FC Ballkanit dhe KF Llapit.

Po ashtu, takim interesant pritet të jetë edhe ajo mes FC Malishevës dhe KF Feronikelit, që zhvillohet në stadiumin “Liman Gogaj”.

Formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani – Llapi:

Ballkani: Frashëri, Baftiu, Thaqi, Potoku, Astrit Thaqi, Gashi, Krasniqi, Hoxha, Kuç, Zeka.

Kryetrajner: Bekim Isufi.

Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shabani, Peposhi, Silva Neto.

Kryetrajner: Tahir Batatina