Ndërprehet ndeshja KB Ylli – KB Prishtina, dy skuadrat japin sqarim

Ndeshja e djeshme, K,.B. Golden Eagle Ylli kundër Z-Mobile Prishtina është ndërprerë gjatë përfundimit të pjesës së parë, kur rezultati ishte 41:51, ku Prishtina ishte duke udhëhequr, me 10 pikë epërsi. Kjo ndeshje ishte e xhiros së 19 të Superligës së Kosovës, kurse të dyja skuadrat kanë sqaruar ndërprerjen e lojës.

Sipas, KB Prishtina, kjo ndeshje është ndërprerë për shkak që tifozët e K.B Golden Eagle Ylli, kanë filluar të hedhin mjete të forta në parketin e palestrës “13 Qershori” në Suharekë, ku pastaj delegati i ndeshjes ka kërkuar që të zbrazët palestra sportive nga publiku, këtë e ka bërë të ditur K.B. Z Mobile Prishtina, përmes faqes së tyre zyrtare.

Kurse, sipas një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, K.B. Golden Eagle Ylli ka dhënë një sqarim për ndërprerjen e ndeshjes, dhe për mos kthimin e lojtarëve në sallë për të vazhduar lojën.

Në postimin e K.B. Golden Eagle Ylli në Facebook thuhet se: “Për arsye qe delegati kerkoi të zbrazë sallën, dhe duke ditur qe ndeshja zhvillohet për publik lojtarët dhe klubi te indinjuar me ketë referim vendos te mos vazhdojme ndeshjen”.

Kurse në njoftimin e KB Prishtinës thuhet se: “Të nderuar Plisa, adhurues dhe dashamirë të klubit tonë. Ju njoftojmë se ndeshja e sotme Golden Eagle Ylli kundër Z Mobile Prishtina është ndërprerë pas hedhjeve së mjeteve të forta në parket nga publiku suharekas me ç’rast delegati i ndeshjes dhe referët kërkuan zbrazjen e sallës. Me këtë vendim nuk u pajtuan krerët e klubit nga Suhareka, të cilët nuk pranuan ta vazhdojnë ndeshjen. Se cili do të jetë epilogu final i kësaj ndeshjeje mbetet ta presim se çfarë do të vendosë Federata e Basketbollit të Kosovës në bazë të dispozitave të rregulloreve në fuqi përkitazi me këto veprime”.


Postimi në Facebook nga KB Prishtina
Postimi në Facebook nga KB Ylli
RAPORTO