Ndalimi i aktiviteteve sportive, reagon Golden Eagle Ylli: Kosova shteti nr.1 në botë që e ndalon sportin

06.11.2020

KB Golden Eagle Ylli me shqetësim të madh e ka pranuar lajmin mbi mbylljen e aktiviteteve sportive gjatë këtij uikendi, për të vazhduar ato në fillim të javës që vjen. Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e shëndetësis duhet të analizojnë mirë ku të bëhet mbyllja apo ku është burimi i infeksionit. Komuniteti sportiv apo basketbolli […]

Ndalimi i aktiviteteve sportive, reagon Golden Eagle Ylli: Kosova shteti nr.1 në botë që e ndalon sportin Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

KB Golden Eagle Ylli me shqetësim të madh e ka pranuar lajmin mbi mbylljen e aktiviteteve sportive gjatë këtij uikendi, për të vazhduar ato në fillim të javës që vjen.

Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e shëndetësis duhet të analizojnë mirë ku të bëhet mbyllja apo ku është burimi i infeksionit. Komuniteti sportiv apo basketbolli ka kryer gjitha paramasat për respektim të rekomandimeve të IKSHP dhe MSH për rikthimin në fushat e basketbollit.

Janë zhvilluar mbi 40 ndeshje zyrtare, dhe nga gjitha këto aktivitete nuk e kemi asnjë rast pozitiv , njëherit nëpër palestra kemi ofruar dezinfektues, numri 50 i pjesëmarrësve nuk është tejkaluar, temperatura për gjithë akterët është matur etj.

Të dashurë udhëheqës shtetërorë, i nderuari ministër z.Zemaj, me vendimin e juaj të fundit të jeni të vetëdijshëm që jeni shteti nr.1 në botë që e ndaloni sportin.

Virusi është ku do në botë, Europë, Azi , Amerikë etj. Por sporti është duke u zhvilluar në gjithë globin (përfshirë disa shtetet me shikues).🇫🇷 Franca është shteti nr.1 në Evropë apo vendi numër 4 në 🌎 sa i përket rasteve me covid19 por ky shtet gjithë aktivitetin sportiv nuk e ka ndalur për asnjë mënyrë.

Të njejtën praktikë janë duke e bërë edhe shtetet fqinje (Shtetet Ballkanik) duke pasur 3/4 herë më shumë raste në dallim nga ne.Me si klube të Superligës , jemi nën obligime dhe çdo veprim që e bëjmë është në hartim me strategjin e klubit që si bazë e kemi vitin kalendarik, si kontratat, pagat , etj.

Një devijim kalendarik mund ta shuajë një klub.Ju lutemi që në vendimet e ardhshme sportin të mos e apostrofoni si burim infekcioni, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm për rrezikun e pandemisë , por gjithmonë me masa e paramasa do dalim me sukses.

Me shpresë që ky reagim do jetë i fundit ndaj Qeverisë , IKSHP, dhe MSH të gjithë qytetarëve të Kosovës i dëshirojmë shëndet dhe ju lusim për respektimin e masave që të gjithë të vazhdojmë ashtu si ishim deri dje, thuhet në reagimin e Yllit.