Nata evropiane e futbollit, FC Drita dhe FC Ballkani rikthehen në skenën kontinentale

22.07.2025

Dy gjigantët kosovarë, FC Drita dhe FC Ballkani, rikthehen sonte në aksion në garat evropiane, duke sjellë emocione dhe shpresë për tifozët e futbollit në Kosovë.

Nata evropiane e futbollit, FC Drita dhe FC Ballkani rikthehen në skenën kontinentale Foto: Ilustrim

Kampionia e Kosovës, FC Drita, përballet me një sfidë sonte në orën 19:00, teksa ndeshet me FC Copenhagen në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje historike do të luhet në stadiumin “Parken” të Kopenhagenit.

Ndërkohë, skuadra nga Suhareka, FC Ballkani, nis aventurën e saj evropiane për sezonin 2025/26 sonte në orën 20:30. Ata do të përballen me ekipin maltez Floriana FC në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ky duel emocionues do të zhvillohet në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke shënuar ndeshjen e parë zyrtare të kampionëve në fuqi të Kosovës këtë edicion. Pas një vere me përgatitje intensive dhe përforcimeve të rëndësishme, therandasit janë të gatshëm të kërkojnë fitoren në shtëpi për të siguruar një avantazh të mirë para ndeshjes së kthimit në Maltë.

Floriana, megjithëse një skuadër me përvojë në kualifikimet evropiane, nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More