Napoli shkarkon trajnerin Carlo Ancelottin

11.12.2019

Napoli ka shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti. Edhe pse dje ky ekip siguroi kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, forma e dobët e Napolit në Serie A ka bërë që ky ekip të vendosë për shkarkimin e italianit. Në vend të tij, pritet të zyrtarizohet shpejt Gennaro Gattuso. “Napoli ka vendosur të heqë […]

Napoli shkarkon trajnerin Carlo Ancelottin Foto: Carlo Ancelotti

Napoli ka shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti.

Edhe pse dje ky ekip siguroi kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, forma e dobët e Napolit në Serie A ka bërë që ky ekip të vendosë për shkarkimin e italianit.

Në vend të tij, pritet të zyrtarizohet shpejt Gennaro Gattuso.

“Napoli ka vendosur të heqë rolin e kryetrajnerit të ekipit të parë nga Carlo Ancelotti. Raporti miqësor, admirimi dhe respekti reciprok mes klubit, presidentit dhe Ancelottit mbesin të paprekur”, ka njoftuar klubi.

Pas 15 xhirove në Itali, Napoli është i shtati me 21 pikë.