Muriqi tregon se është ‘bishë’: U riktheva nga lëndimi dy javë më herët

03.12.2019

Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi ndihet mjaft i lumtur për rikthimin e tij në fushat e blerta. Muriqi u rikthye sot për të luajtur nga minuta e parë, ku shënoi dhe asistoi në takimin e Kupës së Turqisë ndaj Instanbulspor, transmeton GazetaBlic Vedat Muriqi pas ndeshjes zbuloi se si ai u rikthye më shpejtë […]

Muriqi tregon se është ‘bishë’: U riktheva nga lëndimi dy javë më herët Foto: Ilustrim

Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi ndihet mjaft i lumtur për rikthimin e tij në fushat e blerta.

Muriqi u rikthye sot për të luajtur nga minuta e parë, ku shënoi dhe asistoi në takimin e Kupës së Turqisë ndaj Instanbulspor, transmeton GazetaBlic

Vedat Muriqi pas ndeshjes zbuloi se si ai u rikthye më shpejtë se sa që doktorët e kishin parashikuar.

“Nëse do të luaja ndaj Malatya, rreziku im për lëndim do të rritej dhe do të isha jashtë fushave për tetë javë. Nuk ndjeva shumë dhimbje sot, jam më mirë çdo ditë”, tha Vedat Muriqi pas ndeshjes.

“Doktorët thanë që nuk mund të bënin asgjë për 5 javë. Unë shkova në stërvitje me ekipin në ditën e 21. Unë u riktheva 14 ditë më herët nga sa ishte planifikuar. Doktori tha 5 javë. Faleminderit për ta”, vazhdoi Muriqi.

“Jam i lumtur, nuk luajta shumë – vetëm prisja rastin. Ne planifikuam të luaja 60-65 minuta, por unë prita të shënojë golin”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se trajneri i Fenerbahces e largoi Muriqin menjëherë pasi sulmuesi realizoi gol.