Muriqi: Rastet e humbura nga unë dhe Rashica duhej të konkretizoheshin
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në duel me Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, me rezultat 0:2. Dardanët patën paraqitje shumë të mirë përballë superfuqisë së futbollit evropian, por nuk i shfrytëzuan rastet e pastra për gol. Të parët kërcënuan futbollistët tanë nëpërmjet Elbasan […]
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në duel me Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, me rezultat 0:2.
Dardanët patën paraqitje shumë të mirë përballë superfuqisë së futbollit evropian, por nuk i shfrytëzuan rastet e pastra për gol. Të parët kërcënuan futbollistët tanë nëpërmjet Elbasan Rashanit, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit të portës së Unai Simon.
Edhe në pjesën e dytë Dardanët patën paraqitje të mirë dhe arritën të krijojnë raste para portës spanjolle. Mundësi të mirë lëshoi Milot Rashica, në minutën e 48-të si dhe Vedat Muriqi në minutën e 53-të, kur doli i vetëm para portierit, por gjuajtja e tij përfundoi përskaj shtyllës. Një rast të mirë e pati edhe Zymer Bytyqi por Unai Simon arriti ta devijojë topin në këndore.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se skuadra kishte raste, por nuk arriti t’i konkretizojë.
“Krijuam shumë mundësi, rastet e humbura nga unë dhe Rashica duhej të konkretizoheshin”.
“U munduam të luajmë me kundërsulme patëm disa mundësi, por me këto ekipe si Spanja nuk falën rastet e humbura”.
“Kishim 3-4 raste që nuk duhej të lëshoheshin, megjithatë ky është futbolli nga mungoi fati”.
“Kemi bërë një lojë të mirë ndaj një superfuqie si Spanjën, kemi treguar që kemi kualitet dhe jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Muriqi