Krerët e FFK-së kanë zhvilluar sot një takim me trajnerë të ekipeve Kombëtare, me stafin mjekësor të ekipit Kombëtar dhe me ekspertin e futbollit Ajet Shosholli.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e rifillimit të kampionatit dhe për masat që duhet ndërmarrë, që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
E pas këtij takimi ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
Tekniku prishtinas ka thënë se futbolli nuk fillon me takime, por me plan, protokoll dhe leje nga organet kompetente.
“Futbolli nuk fillon me takime Kurtoazije . Por duhet plan, protokoll dhe leje nga organet kopetente. Unë e votoj unanimishtë kete propozim”, ka shkruar Munishi në rrjeti social ‘facebook’.