Munishi për largimin nga Ballkani: Presidenti klubit ra në ndikim të zvarranikëve

16.01.2021

Ismet Munishi ka disa javë që është larguar nga Ballkani. Klubi nga Suhareka vendosi ta shkarkojë Munishin dhe në vend të tij ta emërojë trajnerin Blendi Shkëmbi. Munishi ka folur për emisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’ në T7, rreth largimit nga stoli i ‘Xhebrailave’. Ai ka goditur presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin duke thënë se ka […]

Munishi për largimin nga Ballkani: Presidenti klubit ra në ndikim të zvarranikëve Foto: Ismet Munishi

Ismet Munishi ka disa javë që është larguar nga Ballkani.

Klubi nga Suhareka vendosi ta shkarkojë Munishin dhe në vend të tij ta emërojë trajnerin Blendi Shkëmbi.

Munishi ka folur për emisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’ në T7, rreth largimit nga stoli i ‘Xhebrailave’.

Ai ka goditur presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin duke thënë se ka ra pre e disa personave.

“Shumë njerëz kanë investur me na prish diçka që e kemi krijuar dhe për fat të keq presidenti i Ballkanit është pa përvojë dhe ka ra pre e këtyre fjalëve”.

“Ka ra pre e njerëzve të cilët janë zvarranikë, janë pakurrizorë, por i falet sepse nuk e njeh futbollin”, ka deklaruar Munishi.