Munishi pas ndeshjes ndaj Dritës: Kemi vrapuar shumë për ta arritur këtë fitore

04.03.2020

Ballkani ka triumfuar në kryendeshjen e javës së 21-të në Superligën e Kosovës. Në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, Ballkani mposhti Dritën me rezultat të pastër, 2:0. Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi vshtë shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij. Ai në mes të tjerash ka thënë se skuadra e tij […]

Munishi pas ndeshjes ndaj Dritës: Kemi vrapuar shumë për ta arritur këtë fitore Foto: Ilustrim

Ballkani ka triumfuar në kryendeshjen e javës së 21-të në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, Ballkani mposhti Dritën me rezultat të pastër, 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi vshtë shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij.

Ai në mes të tjerash ka thënë se skuadra e tij është duke i shijuar këto momente.

“Ishte një ndeshje e mirë, dhe referimi ishte i mirë. Ne e dinim rëndësinë dhe kemi vrapuar shumë për ta arritur këtë fitore”, ka thënë Munishi në SSK.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, skuadrat tjera kanë probleme ta përballojnë tempon tonë dhe kjo u pa sot”, vlerësoi trajneri i mirënjohur kosovar”, tha Munishi, raporton Zeri.info

“Po e shijojmë momentin dhe nuk po mendojmë për asgjë tjetër përveç se ndeshje pas ndeshje. Nuk kemi aspak presion”, shtoi Munishi.