Munishi pas fitores ndaj Ballkanit: Jemi për titull të kampionit

12.12.2021

Me fitore Gjilani ka siguruar pozitën e parë për stinorin vjeshtor të Superligës, që përfundoi me ndeshjen në Suharekë. Golin e vetëm e realizoi Gerhard Progni. Ai shënoi supergol me goditje nga distanca. ‘Për Prognin çfarëdo që diskutohet është e tepërt. Momentet më të mira të karrierës së tij dhe lojën më të mirë është […]

Munishi pas fitores ndaj Ballkanit: Jemi për titull të kampionit Foto: Ilustrim

Me fitore Gjilani ka siguruar pozitën e parë për stinorin vjeshtor të Superligës, që përfundoi me ndeshjen në Suharekë. Golin e vetëm e realizoi Gerhard Progni. Ai shënoi supergol me goditje nga distanca.

‘Për Prognin çfarëdo që diskutohet është e tepërt. Momentet më të mira të karrierës së tij dhe lojën më të mirë është duke e treguar në Gjilan, ka qenë lojtar i jashtëzakonshëm. I falënderoj djemtë pasi kemi pasur ndeshje të fortë, kundërshtar të mirë që di të luaj futboll.

Janë të gjithë lojtarë të mirë dhe kundërshtar që në momente ka qenë më i mirë se ne. Por ne e kemi shfrytëzuar përvojën e lojtarëve tanë, cinizmin.

E kemi njohur kundërshtarin shumë mirë. Cale dhe Torrasa kanë qenë vendimtar te goli i Prognit, që ka qenë një gol spektakolar.

Me të vërtet e kanë kuptuar edhe lojtarët strategjinë dhe i përshtatemi çdo kundërshtari për të arritur rezultat pozitiv.

Jemi për titull kampion, jemi skuadër shumë e fortë dhe kemi bërë ndeshje shumë të mira’, deklaroi Munishi.