Kanë kaluar pothuajse dy muaj prej kur futbolli në Kosovë është pezulluar pas masave të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Javëve të fundit ka pasur një debat të gjerë sportiv në lidhje me atë nëse edicioni aktual i futbollit kosovar duhet të anulohet, përfundohet apo vazhdohet, raporton Zëri.info.

Federata e Futbollit të Kosovës është ende në pritje të përgjigjjes për lejen nga autoritetet për të nisur futbollin, teksa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka folur rreth situatës aktuale, duke thënë se duhet të mësohemi em këtë epokë.

“Jemi në një situatë ku duhet të mësohemi me këtë virus, pra po hyjmë në një epokë të re. Ne si sportistë kemi apeluar për disiplinë dhe të qëndrojmë në shtëpi“, u shpreh Munishi në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

“Karantinën e kemi pasur të vështirë, pasi jemi mësuar me jetë sociale ndryshe, por duhet treguar karakter”, ka thënë trajneri i liderit të Superligës.

“Në aspektin sportiv, cikli i përgatitjes ka përfunduar. Nëse mendojmë me dhunë, do të ketë dëme të edicionit tjetër dhe për sportistët. Nuk kemi mundësi të përgatitemi për edicionin tjetër. Nuk jemi rastësisht në vendin e parë, por edhe e dyta është e mirë sepse shkon në Evropë”, shtoi ai