Munishi: Nuk do të dorëzohemi deri në fund për titullin kampion

Xhiroja e 31-të e Superligës së Kosovës solli dy derbi në futbollin kosovar – atë të Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit dhe ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë.

E pas rezultatit të barabartë në Suharekë, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ende nuk është dorëzuar në luftën për titullin kampion.

“Në pjesën e parë luajtëm mirë, krijuam raste dhe realizuam. Më pas bëmë disa lëshime edhe që na kushtuan, por të paktën po luajmë futboll cilësorë dhe njerëzit po kënaqen duke na shiquar. Ne nuk do të dorëzohemi deri në fund për titullin kampion, pasi që kemi gjasa matematikore”, ka theksuar Munishi për “Super Sport Kosova”.

“Ne do të shkojmë në çdo ndeshje për të luajtur futboll dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund”, ka përfunduar Munishi.

Ballkani tashmë ka zbritur në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 63 pikë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.