Munishi: Në Kosovë deri në shtator nuk ka futboll, kupa të sjellët në Suharekë

29.04.2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia mbrëmë në një debat televiziv ka deklaruar se fillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore do t’i përkasë fazës së tretë, e cila do të fillojë pas 15 qershorit. Kjo i bije që Superliga e Kosovës dhe asnjë aktivitet tjetër sportiv nuk do të rinisë para datës 15 qershor. […]

Munishi: Në Kosovë deri në shtator nuk ka futboll, kupa të sjellët në Suharekë Foto: Ismet Munishi

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia mbrëmë në një debat televiziv ka deklaruar se fillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore do t’i përkasë fazës së tretë, e cila do të fillojë pas 15 qershorit.

Kjo i bije që Superliga e Kosovës dhe asnjë aktivitet tjetër sportiv nuk do të rinisë para datës 15 qershor.

Lidhur me këtë deklaratë të ministrit Vitia, Gazeta inFokus ka kontaktuar trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin.

Munishi ka deklaruar se deri në shtator nuk do të ketë futboll në Kosovë.

“Në Kosovë deri në shtator nuk ka futboll, edhe po të duam nuk ka mundësi”, tha tekniku prishtinas.

Munishi ka thënë se federata deri me 25 maj duhet ti dërgoj emrat e skuadrave që do të luajnë në Evropë.

Ai gjithashtu ka shtuar se kupa duhet të sjellët në Suharekë dhe asnjë skuadër të mos bie nga liga.

“Me datën 25 maj federata duhet ti dërgojë 3 emrat e skuadrave që do të luajnë në Evropë dhe kupën ta sjell në Suharekë, gjithashtu duhet që asnjë skuadër të mos bie nga liga”, deklaroi Ismet Munishi.

Skuadra e Ballkanit që udhëhiqet nga Ismet Munishi është lider i Superligës së Kosovës pas 22 xhirove të zhvilluara dhe nëse nuk mund të rinisë kampionati sipas shumë analistëve atëherë Ballkani me gjasë mund ta fitoj titullin kampion për herë të parë në histori të klubit, pasi kampionatet mund të përfundojnë me tabelat aktuale.