Munishi: Ndaj Flamurtarit duhet të përgatis dy taktika, një tika taka, një bam bum

09.03.2020

Ismet Munishi ka folur për takimin e sotëm me Flamurtarin e Prishtinës, që zhvillohet në fushën e kuqezinjëve. Ballkani i tij synon tre pikëshin e radhës, përkundër se luan mysafir.Trajneri Munishi e vlerësoi të vështirë takimin. “Na pret një takim i vështirë. Ndaj Flamurtarit duhet të përgatis dy taktika, një për të luajtur tika taka […]

Munishi: Ndaj Flamurtarit duhet të përgatis dy taktika, një tika taka, një bam bum Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Ismet Munishi ka folur për takimin e sotëm me Flamurtarin e Prishtinës, që zhvillohet në fushën e kuqezinjëve.

Ballkani i tij synon tre pikëshin e radhës, përkundër se luan mysafir.
Trajneri Munishi e vlerësoi të vështirë takimin.

“Na pret një takim i vështirë. Ndaj Flamurtarit duhet të përgatis dy taktika, një për të luajtur tika taka dhe një bam bum”, tha ai në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Bazuar në fushën e Flamurtarit, Munishit do t’i duhet të përdor më shumë taktikën e dytë.

Ballkani ndodhet në vendin e parë dhe një fitore do ta largonte në katër pikë ndaj të dytës, Drita.