Munishi: Kur kampionati të fillojë, Ballkani do të ketë nivel më të lartë se skuadrat e Bundesligës këtë javë

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka përsëritur qëndrimin e tij për mos-fillimin e kampionatit.

Sipas tij, koronavirusi është pandemi shumë serioze dhe duhet masa rigoroze.

Ai iu është kundërpërgjigjur edhe Debatik Currit, i cili tha se Ballkani po stërvitet që një muaj.

“Ne po duam ta nisim kampionatin sikur nuk ka ndodhur asgjë. Koronavirusi është pandemi serioze dhe ne duhet të marrim masa”, deklaroi Munishi në Dukagjini.

“Bundesliga filloi por po shihet që ka kualitet shumë pak, sepse futbollistët nuk janë në formë”.

“Nëse vazhdon kampionati, kur skuadrat tona do të shkojnë në Evropë, do të jenë krejtësisht të lodhura dhe do të kthehen me rezultate negative”, shtoi ai.

“A ka stërvitur Ballkani? Nëse do të kishte shtet, Prishtina do të dënohej për ato përgatitje me gjithë ekipin së bashku. Aty ka mundur të infektohet e gjithë skuadra”.

“Ballkani ka stërvitur dy herë në ditë, por individualisht. Ata nuk janë ndalur fare”.

“Kur kampionati të fillojë, Ballkani do të ketë nivel më të lartë se skuadrat e Bundesligës këtë javë”.

Trajneri i Ballkanit ka parashtruar edhe hipotezën eventuale të infektimit të ndonjë prej lojtarëve, që do të bënte që një skuadër të karantinohej për dy javë, e që është një problem tjetër i madh.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.