Munishi kundërshtarëve: “Nëse ëndërroni se na keni mundur, zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje”

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pak orë para ndeshjes së fundit që skuadra e tij e zhvillon ndaj Dritës, ka vendosur që të falendëroj të gjithë bashkëpuntorët e tij, duke filluar nga kryetari i Ballkanit Arsim Kabashi.

Munishi përpos falendërimit për bashkëpuntorët, ka edhe një mesazh për kundërshtarët e tij.

“Sot është ndeshja e fundit e sezonit fantastik që pata me Fc Ballkanin .
E falemderoj Presidentin Arsim Kabashi per besimin dhe bashkpunimin fantastik qe patem gjatë ketij viti .
Kryetarin e Komunes se Suharekes Bali Muharremaj njeri fantastik dhe mik i imi .
Bashkpuntoret Agim Maliqin Ardian Bashen dhe Fuat Shabanin ( Furra ) .
Doktoret Kastriotin dhe Krenarin për punën e tyre të pa lodhshme gjatë këti viti .
Ekonomin Meritonin
Drejtoret e klubit të gjithë .
Xhebrailat i falemderoj me Liderin e tyre Korab Elshani
Qytetaret e Suharekes për rrespektin dhe mbeshtetjen maksimale .
Gruan time Flutra Hoxha Munishi për përkrahje të pa imagjinueshme
Dhe natyrishtë futbollistët e mi me Kapitenin Visar Berishën ne krye , te cilet e dhanë 200 % qe ne të jemi skudra me fantastike e kampionatit , ju dua shumë .
Ni mesazh për ekipet e super liges ( Nese ëndërroni se na keni mundur , zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje ) , lufta vazhdon .
Fc Ballkani 🧡🖤” ka shkruar Munishi.

LEXO EDHE:  Kërkesa të shumta të futbollistëve që të bëhen pjesë e FC Ballkanit, formohet skuadra “B”

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.