Munishi: Karantina bëri dëm, disa trajner të testohen për gjendjen e tyre psiqike

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është shumë i lumtur që të gjithë lojtarët e Superligës do të jenë në gjendje të testohen para rifillimit të kampionatit të futbollit në Kosovës.

Munishi tha se ky vendim i FFK-së në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë është shumë i mirëpritur.

“Vendimi është jashtëzakonisht i mirë,është dashtë prej fillimit të mirret ky vendim – e jo pas presionit që kemi bërë, megjithatë sidoqoftë ne jemi shumë të kënaqur me këtë veprim. Po presim me padurim rifillimin e kampionatit”, tha fillimisht Munishi për ‘GazetaBlicSport’.

Trajneri i mirënjohur kosovar më pas dha edhe një koment shtesë, ku parashikoi se edhe disa trajnerë duhet të testohen.

“Unë kisha propozu që edhe disa trajnerë të testohen, sepse ju ka bërë dëm karantina në gjendjen e tyre psiqike dhe krashas testimit shëndetësor – t’i bëhet edhe testimi psiqik – sepse na ka bë pak dëm kjo karantinë”, tha Munishi (qesh).

Në fund, Munishi tregoi se FFK ka kontaktuar klubin e tyre dhe tashmë janë duke u përpiluar listat për testimin e tyre.

“Sot është kontaktuar klubi jonë, pra drejtuesit dhe tani janë duke e përpliuar listën për testime”, përfundoi Munishi

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.