Munishi i përgjigjet Lecit: Më së shumti i frikësohemi Dritës, e pamë në çfarë gjendje ishit në Suharekë

Ismet Munishi ishte i ftuar në emisionin “Sport’s Show” në Klan Kosova përmes një video-lidhje.

Ai iu përgjigj komentit të Liridon Lecit, i cili i tha përmes një mesazhi se “Ballkani po frikësohet që të vazhdojë kampionati”.

Munishi tha me ironi se ekipit bardhekaltër i frikësohet më së shumti.

“Më së shumti kam frikë prej atyre (Dritës). E dinë ata pse”, tha fillimisht me mahi Munishi.

“I kam parë në Suharekë se në cfarë niveli ishin. Ne fituam 2:0 dhe lojtari i ndeshjes ishte portieri i Dritës, Faton Maloku”.

“Ballkani ka qenë skuadra më korrekte në Kosovë pa kurrfarë dyshimi”, shtoi trajneri i Ballkanit.

Atë ndeshje, Ballkani e kishte bërë paraqitjen më të mirë të sezonit, duke e mundur Dritën me lojë e me rezultat.

RAPORTO