Munishi godet Prishtinën: Harroni koeficientët, Ballkani kampion i Kosovës në të gjitha aspektet

Kanë kaluar pothuajse dy muaj prej kur futbolli në Kosovë është pezulluar pas masave të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Javëve të fundit ka pasur një debat të gjerë sportiv në lidhje me atë nëse edicioni aktual i futbollit kosovar duhet të anulohet, përfundohet apo vazhdohet.

Federata e Futbollit të Kosovës është ende në pritje të përgjigjjes për lejen nga autoritetet për të nisur futbollin, teksa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u shpreh se me plotë meritë skuadra e tij duhet të shpallet kampion pa marrë parasysh verdiktet finale.

“Jo vetëm me pikë, por edhe në të gjitha aspektet tjera, si me promovimin e futbollistëve dhe me gjithçka tjetër kemi dëshmuar se jemi kampion”, tha Munishi në Klan Kosova.

“Andaj, ne duhet të luajmë në garat evropiane për këtë edicion, nuk duhet të merrmei me koeficiente”, vlerësoi ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.