Munishi: Futbolli do të jetë edhe më i pasur pas koronavirusit

28.03.2020

Përhapja e madhe dhe e shpejtë e Coronavirusit Covid-19 nëpër botë ka bërë që aktivitet sportive të anulohen. Aktivitet si kampionatet vendase si dhe ato kontinentale janë ndaluar si dhe ngjarjet e tjera të rëndësishm si ajo Euro 2021 dhe Lojërat Olimpike të cilat janë planifikuar që të zhvillohen verën e ardhshme. Në një prononcim […]

Munishi: Futbolli do të jetë edhe më i pasur pas koronavirusit Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Përhapja e madhe dhe e shpejtë e Coronavirusit Covid-19 nëpër botë ka bërë që aktivitet sportive të anulohen.

Aktivitet si kampionatet vendase si dhe ato kontinentale janë ndaluar si dhe ngjarjet e tjera të rëndësishm si ajo Euro 2021 dhe Lojërat Olimpike të cilat janë planifikuar që të zhvillohen verën e ardhshme.

Në një prononcim për mediet gjermane, legjenda gjermane Karl-Heinz Rummeingge ka thënë se futbolli sdo të jetë më kurrë i njëjtë siç ka qenë para se të përhapet Coronavirusi.

Po ashtu ai mendon se më lojtarët nuk do të paguhen siç janë paguar deri më tani, si dhe investimet nuk do të jenë ashtu siç kanë qenë.

Rummenigge ka thënë madje se as biltet nuk do të shiten siç janë shitur deri tash, dhe kjo sipas tij është arsyeja që Bayern Munich për momentin ka stopuar gjitha blerjet që kishte në planë.

Mirëpo njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, i cili drejton FC Ballkanin, Ismet Munishi mendon ndryshe nga Rummeingge.

Munishi i sheh me pozitivitet dhe thotë se futbollit do të jetë edhe më i bukur.

Munishi në një prononcim për Zëri.info ka thënë se futbolli do të jetë edhe më i pasur pas këtij virusi, pasiqë njerëzit do t’i merr malli shumë për ndeshje futbolli, duke shtuar se sigurisht që fillimi do të jetë i vështirë, por situata shumë shpejt do të kthehen në normalitet.

“Do të ketë krizë në fillim për klubet, por ato do të zgjidhet në mënyra të ndryshme dhe krejt kthehet në normalitet dhe spektakli vazhdon”, ka vlerësuar Munishi për Zëri.info duke e komentuar më pas mendimin e Rummenigge.

“Rummenigge ka të drejtë për gjendjen momentale, por nuk e parashikon dot të ardhmen. Të ardhmen nuk bën ta shikojmë me frikë, por me optimizëm. Shpresojmë të kalojë më shpejt pandemia e pastaj rregullohet çdo gjë”, ka përfunduar Ismet Munishi.