Munishi flet për ndeshjen e Dritës, me pas qenë interesante e kisha parë!

29.06.2020

Kampionati kosovar i futbollit po vazhdon të shkon drejt fundit të saj, dhe tashmë skudra e Dritës gëzon pozitën e parë. Kurse, trajneri i Ballkanit Ismet Munishi i ftuar në emisonin ‘Dueli Sportiv’ tha se ndeshjen e sotme të Dritës nuk e ka parë, shkruan Gazeta Olle. Sipas tij, ndeshjen nuk e shikoj pasi ishte […]

Munishi flet për ndeshjen e Dritës, me pas qenë interesante e kisha parë! Foto: Ilustrim

Kampionati kosovar i futbollit po vazhdon të shkon drejt fundit të saj, dhe tashmë skudra e Dritës gëzon pozitën e parë.

Kurse, trajneri i Ballkanit Ismet Munishi i ftuar në emisonin ‘Dueli Sportiv’ tha se ndeshjen e sotme të Dritës nuk e ka parë, shkruan Gazeta Olle.

Sipas tij, ndeshjen nuk e shikoj pasi ishte arsye e tij.

“Ishin arsyet e mia se përse nuk e pash edhe pse i kam rival. Me pas kanë interesant e kisha përcjellë, ndoshta tani pas ndeshjeve miqësore ndoshta do t’i shoh”, tha Munishi.

Ky i fundit, edhe javë më parë kishte ‘akuzuar’ disa skuadra që po luajnë ‘miqësore’ kurse po ekipet e njëjta kur po luajnë ndaj tyre po tregojnë fytyrë tjetër.