Munishi është i bindur se Kosova do ta fiton ndeshjen kundër Moldavisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Parma kundër Moldavisë ka nisur misionin e ri në Ligën e Kombeve.

Dardanët” në duelin e parë të këtij edicioni, do të ndeshen me skuadrën moldave në Parma, në sfidën që luhet pa tifozë për shkak të pandemisë.

Kosova do të paraqitet pa sulmuesin kryesor Vedat Muriqin, i cili për shkak të një lëndimi nuk iu bashkua skuadrës sonë.

I ftuar në RTK, trajneri i Ballkanit, Imet Munishi, mendon se duhet të jetë një organizim më i mirë në situata çfarë është pandemia, sepse sipas tij, disa lojtarë nuk do të luajnë kundër Greqisë për shkak se kur të kthehen rrezikonin të futën në karantinë. Munishi mendon se edhe sfida me Greqinë ka mundur të luhet jashtë Kosovës, në mënyrë që lojtarët të kenë më të lehtë t’i bashkohen skuadrës. Megjithatë, tekniku prishtinas është i bindur se Kosova do ta fiton ndeshjen, madje, ai thotë se është i lumtur që në formacionin e skuadrës sonë, është përfshirë është Leart Paqarada, i cili luan tek St.Paul.

“Kombëtarja duhet të shërbej të rris optimizmin tek populli, dhe unë shpresoj se sonte do të fitojmë, sepse edhe formacioni më bindi. Sonte skuadra jonë do të ketë paraqitje  të mirë, sidomos më gëzoi rikthimi i Leart Paqaradës, që është një lojtar që ka kreditë të jashtëzakonshëm, sepse ai luan në tek St. Paul. Formacioni po më pëlqen shumë, edhe pse nuk luan Muriqi”, pohoi Munishi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.