Munishi: Disa ekspertë po na krahasojnë me Gjermaninë, ne jemi larg nga gjermanët

26.05.2020

Atmosfera te lideri i Superligës, Ballkani, vazhdon të jetë e jashtëzakonshme. Nën “dirigjimin” e trajnerit Ismet Munishi, futbollistët dhe pjesa tjetër e stafit dukeshin të motivuar për punë. Munishi rrëfehet për fazën përgatitore pas pushimit të detyruar për shkak të pandemisë COVID-19. “Në përgjithësi është gjendja e mirë, si fizike edhe psikike. Sportistët adaptohen shpejt […]

Munishi: Disa ekspertë po na krahasojnë me Gjermaninë, ne jemi larg nga gjermanët Foto: Ismet Munishi

Atmosfera te lideri i Superligës, Ballkani, vazhdon të jetë e jashtëzakonshme.

Nën “dirigjimin” e trajnerit Ismet Munishi, futbollistët dhe pjesa tjetër e stafit dukeshin të motivuar për punë.

Munishi rrëfehet për fazën përgatitore pas pushimit të detyruar për shkak të pandemisë COVID-19.

“Në përgjithësi është gjendja e mirë, si fizike edhe psikike. Sportistët adaptohen shpejt dhe i rikthehen normalitetit. Këta janë djem të ri dhe djelmosha që kanë dëshirë të luajnë futboll. Jam i lumtur që më në fund po fillojmë, jo me kushte optimale, në asnjë moment. Po shikojë disa ekspertë që po na krahasojnë me Gjermaninë, në jemi larg nga Gjermania”, ka thënë Ismet Munishi për Zeri.info.

Munishi shpreson se ecuria e kampionatit do të jetë korrekte. “Kishte me qenë mirë që kampionati të jetë fer-play. Do të përkujdesemi të jemi në vendin e parë pasi që nëse ndonjë skuadër del në pozitën e parë, mund të përfundojë kampionati më herët”, vlerësoi Ismet Munishi.

Kur kanë mbetur edhe 11-të xhiros deri në përfundim të kampionatit, Ballkani është lider me 44 pikë të tubuara.

Garat në futbollin e Kosovës rifillojnë më 2 qershor me ndeshjet e Kupës së Kosovës kurse ato kampionate më 7 qershor.