Munishi: Amatera folni – rrezikoni jetën e njerëzve për interesa personale

Superliga e Kosovës ka dy ditë që ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë për rikthmin në fusha të blerta.

Kështu pas vendimit skuadrat kosovare kanë filluar të përgatiten sa më mirë për rifillimin e garës.

Më parë skuadra e Dritës ka lëshuar komunikatë ku tregon se një lojtari i tyre, Izair Emini, ka rezultat pozitiv me COVID-19.

Emini deri më tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do të vijojë të qëndroj i izoluar në shtëpi.

Kurse, në rrjetet sociale ndaj këtij rasti ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

“Amatera folni tash. Rrezikoni jetën e njerzve për interesa personale. Shërim të shpejt Izair Emini nga Covid19”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij në Facebook.