Mundësi nga Suhareka në mesin e 11-shes së artë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojrat Olimpike “Tokyo2020”

21.07.2021

Mundësi nga Suhareka, Egzon Shala do ta përfaqësojë Kosovën në takimin më të madh sportiv, lojrat olimpike “Tokyo2020”. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se mundësi i vetëm shqiptar, Egzon Shala dhe trajneri i tij, Sylejman Shala, do ta përfaqësojnë Kosovën në takimin më të madh sportiv. “Me rastin e pjesëmarrjes në […]

Mundësi nga Suhareka në mesin e 11-shes së artë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojrat Olimpike “Tokyo2020” Foto: Ilustrim

Mundësi nga Suhareka, Egzon Shala do ta përfaqësojë Kosovën në takimin më të madh sportiv, lojrat olimpike “Tokyo2020”.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se mundësi i vetëm shqiptar, Egzon Shala dhe trajneri i tij, Sylejman Shala, do ta përfaqësojnë Kosovën në takimin më të madh sportiv.

“Me rastin e pjesëmarrjes në #Tokyo2020, mundësi i vetëm shqiptar, Egzon Shala dhe trajneri i tij, Sylejman Shala, do ta përfaqësojnë Kosovën në takimin më të madh sportiv”, ka shkruar Muharremaj.

Muharremaj ka thënë se kjo paraqitje e mundësit, Egzon Shala është krenari për Komunën e Suharekës.

“Kjo paraqitje e Egzonit është krenari për Komunën e Suharekës.”, ka përfunduar kryetari Muharremaj.