Mundësi Egzon Shala nga Suhareka arrin në Tokio

28.07.2021

Mundësi nga Suhareka, Egzon Shala do ta përfaqësojë Kosovën në takimin më të madh sportiv, lojrat olimpike “Tokyo2020”. Të mërkurën ai ka arritur në Fshatin Olimpik në Tokio, së bashku me trajnerin e tij, Sylejman Shalën, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Shala, i cili në Lojërat Olimpike është kualifikuar me normë, është garuesi […]

Mundësi Egzon Shala nga Suhareka arrin në Tokio Foto: Ilustrim

Mundësi nga Suhareka, Egzon Shala do ta përfaqësojë Kosovën në takimin më të madh sportiv, lojrat olimpike “Tokyo2020”.

Të mërkurën ai ka arritur në Fshatin Olimpik në Tokio, së bashku me trajnerin e tij, Sylejman Shalën, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Shala, i cili në Lojërat Olimpike është kualifikuar me normë, është garuesi i fundit i ekipit olimpik të Kosovës që është vendosur në Fshatin Olimpik.

Ai gjithashtu, do të garoj edhe i fundit, pasi gara e tij do të jetë më 5 gusht. “Pas udhëtimit të gjatë dhe të mundimshëm, mundësi Egzon Shala dhe trajneri i tij, Sylejman Shala, sapo kanë arritur në Fshatin Olimpik në Tokio”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KOK-ut. 

Ditë më parë Shala ishte pritur edhe nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se kjo paraqitje e mundësit, Egzon Shala është krenari për Komunën e Suharekës.