Muller: Po të fitonim 6:3 ndaj PSG-së, nuk do ankohej njeri nga rivalët

08.04.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve, Bayern Munchen ndaj Paris Saint-Germain. Ishte klubi francez që shënoi fitore me rezultat 2-3, ku Mbappe shënoi dy gola dhe Marquinhos një. Edhe përkundër statistikave, ku shihet qartë se Bayerni dominoi në të dy pjesët e ndeshjes, por nuk arriti që të fitojë. […]

Muller: Po të fitonim 6:3 ndaj PSG-së, nuk do ankohej njeri nga rivalët

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve, Bayern Munchen ndaj Paris Saint-Germain.

Ishte klubi francez që shënoi fitore me rezultat 2-3, ku Mbappe shënoi dy gola dhe Marquinhos një.

Edhe përkundër statistikave, ku shihet qartë se Bayerni dominoi në të dy pjesët e ndeshjes, por nuk arriti që të fitojë.

Eric Maxim Choupo-Moting dhe Thomas Muller ishin dy lojtarët që shënuan për klubin gjerman.

Muller ishte mjaft i frustruar me sulmin, i cili nuk arriti të finalizojë shanset e pastra.

Sipas tij nëse ndeshja do të kishte përfunduar 6:3, askush nuk do të ankohej pasi gjithçka do të ishte e merituar për mënyrën sesi rrodhi loja.

“Duhet të shënonim dukshëm më shumë se kaq. Gjithmonë flasim për golat që pësuam, por nëse ndeshja do të kishte përfunduar 6-3 askush nuk do të ishte ankuar.

Nuk duhet të kishim lejuar kaq shumë gabime, nëse do të kishim treguar instiktin vrastar, do të flisnim për një ndeshje tjetër”- deklaroi Muller.

Etiketat