Muharremaj: Nesër Suhareka do mbetet arena festive, e brohoritjeve me zemër dhe krenarisë që Ballkani ua dhuroi ndër vite

21.05.2022

Në këtë xhiro të fundit Ballkani do ta presë Gjilanin nesër në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 15:00. Tashmë FC Ballkani veçse është zyrtarizuar kampion i Superligës së Kosovës në edicionin 2021/2022. Pas përfundimit të ndeshjes, suharekasve do t’iu dhurohet trofeu i Superligés, ku pas kësaj do të mbahet […]

Muharremaj: Nesër Suhareka do mbetet arena festive, e brohoritjeve me zemër dhe krenarisë që Ballkani ua dhuroi ndër vite Foto: Ilustrim

Në këtë xhiro të fundit Ballkani do ta presë Gjilanin nesër në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 15:00. Tashmë FC Ballkani veçse është zyrtarizuar kampion i Superligës së Kosovës në edicionin 2021/2022.

Pas përfundimit të ndeshjes, suharekasve do t’iu dhurohet trofeu i Superligés, ku pas kësaj do të mbahet edhe një festë në sheshin e qytetit, e cila fillon nga ora 20:00.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shkruar se nesër Suhareka do mbetet arena festive, e brohoritjeve me zemër dhe e krenarisë së secilit që FC “Ballkani” ua dhuroi ndër vite.

Po ashtu ai ka shkruar se nesër dhe gjithmonë duhet të kujtohen ata që e deshtën klubin tonë në humbje e fitore.

Ai ka shtuar ze me familjet tona, pa dallim, secili prej nesh do ta mbaj mend gjatë ngritjen e kupës që e bëri Suharekën krenare në historinë e futbollit.

Shkrimi i plotë i kryetarit Muharremaj:

Ne jemi kampionë !

Nesër Suhareka do mbetet arena festive, e brohoritjeve me (zemër) dhe e krenarisë së secilit që FC “Ballkani” ua dhuroi ndër vite.

Falenderues gjithmonë do të jemi, ndaj atyre që e mbajtën gjallë futbollin tonë në ditët më të vështira.

Nesër dhe gjithmonë, duhet të kujtohen ata që e deshtën klubin tonë në humbje e fitore.

Nesër do t’u dedikohet fitorja meritorëve.
Nesër ua dhurojmë me shpirt emocionin e rrallë fëmijeve tanë, me duartrokitje e brohoritje që u jep zemër e mbështetje lojtarëve tanë.

Me familjet tona, pa dallim, secili prej nesh, do ta mbaj mend gjatë ngritjen e kupës që e bëri Suharekën krenare në historinë e futbollit.

Urime dhe faleminderit !

Bali Muharremaj