MTB Theranda organizon “Downhill Fest Theranda” 2019

26.09.2019

Klubi i çiklizmit MTB Theranda përmes një njoftimi ka bërë të ditur që këtë vit organizon “Downhill Fest Theranda” 2019. Në njoftimin e klubit bëhet e ditur që lëshimi downhill mbahet ditën e dielë më 29 shtator. Të nderuar miq, Ju njoftojmë se këtë vit më datēn 29 shtator organizohet “Downhill Fest Theranda 2019”. Për […]

MTB Theranda organizon “Downhill Fest Theranda” 2019 Foto: Ilustrim

Klubi i çiklizmit MTB Theranda përmes një njoftimi ka bërë të ditur që këtë vit organizon “Downhill Fest Theranda” 2019.

Në njoftimin e klubit bëhet e ditur që lëshimi downhill mbahet ditën e dielë më 29 shtator.

Të nderuar miq,
Ju njoftojmë se këtë vit më datēn 29 shtator organizohet “Downhill Fest Theranda 2019”.

Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit organizohet format jo garues.

Për të gjithë adhuruesit e këtij sporti “extrem” nisja bëhet të dielën në ora 10:00 nga Suhareka (parkingu përballë parkut).

Pjesëmarrësit duhet të sigurojnë ushqim dhe pije gjatë ngjitjes, kurse në kthim na pret kokteji me ushqim dhe pije.
Helmetat dhe rekuizitet tjera te obligueshme.
Përgjegjësinë e bartin pjesëmarrësit për biçikletë dhe për çdo gjë tjetër që mund të ndodhë gjatë lëshimit.