MTB Theranda të gatshëm për gara ndërkombëtare, POR!?

14.11.2018

Klubi i Çiklizmit “MTB Theranda” është klub sportiv i regjistruar si organizatë joqeveritare në Departamentin e OJQ-ve të Ministrisë së Administratës Publike. Gjithashtu, MTB Theranda është i regjistruar si klub i rregullt në Komunën e Suharekës me numër protokoli 10.Nr.374/2. Në viti 2016, MTB Theranda organizon garën e parë “Downhill Theranda 2016” në Bllacë – […]

MTB Theranda të gatshëm për gara ndërkombëtare, POR!? Foto: Ilustrim

Klubi i Çiklizmit “MTB Theranda” është klub sportiv i regjistruar si organizatë joqeveritare në Departamentin e OJQ-ve të Ministrisë së Administratës Publike.

Gjithashtu, MTB Theranda është i regjistruar si klub i rregullt në Komunën e Suharekës me numër protokoli 10.Nr.374/2.

Në viti 2016, MTB Theranda organizon garën e parë “Downhill Theranda 2016” në Bllacë – Suharekë (20 Nëntor 2016). Kjo garë ishte e kategorisë Downhill dhe ishte garë e rregult në kuadër të Federatës së Çiklizmit të Kosovës. Interesimi për pjesëmarrje ishte jashtëzakonisht i madh, ku morën pjesë 62 garues nga e gjithë Kosova si dhe një nga Austria. Mbarëvajtja dhe organizimi i garës shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Klubi i Çiklizmit “MTB Theranda” vitin 2017 e cilëson si njërin ndër vitet më të suksesshme që prej themelimit të klubit. Synim i klubit për këtë vit ishte pjesëmarrja në të gjitha garat downhill/mountain bike të cilat zhvillohen në vend si dhe ato në Shqipëri.

Në të gjitha garat ku morën pjesë, përfshirë edhe “Downhill Kampionatin Kombëtar 2017” çiklistët e MTB Therandës treguan nivel të lartë të përgatitjes, seriozitet dhe paraqitje të shkëlqyer në gara. Kjo rezultoi që klubi pas garave asnjëherë të mos kthehet pa trofe në shtëpi.

Pas përfundimit të të gjitha garave të “Downhill Kampionatit Kombëtar 2017” kampion i përgjithshëm i downhill-it shpallet garuesi nga klubi ynë Ideal Sylaj dhe dy përcjellësit e dytë poashtu vijnë nga klubi ynë.

Këtë vit klubi kishte organizuar “Downhill Delloci 2018”, organizim ky i cili nga njohës të çiklizmit ishte vlerësuar lartë si nga ana organizative gjithashtu edhe nga përgatitja profesionale e anëtarëve.

Rezultate të tilla dhe organizime profesionale të MTB Therandës, i kishin vënë këta të fundit nën llupën e PinkBike që është portali më i madh botëror i çiklizmit, të cilët për të parë punën dhe arritjet e klubeve kishin organizuar turne në vendet e Ballkanit, e që nga Kosova kishin zgjedhur MTB Theranda falë punës dhe angazhimit të tyre.

Për përvojën e tij me klubin kishte shrkuar edhe Richard Gaspi Gasperotti i cili kishte përshkruar klubin si garues profesionistë me aftësi të shkëlqyera në çiklizëm dhe në të folur të gjuhës angleze dhe tejet ambiciozë për të sfiduar garat ndërkombëtare por regjimi i vizave mbetet ende problem.