Mourinho i gatshëm për të marrë drejtimin e Bayern Munich

06.11.2019

Trajneri Jose Mourinho, është gati për t’u bërë trajner i Bayern Munich. Sipas disa mediave gjermane, Mourinho do të pranojë stolin e “bavarezëve”, sapo t’i ofrohet. Tekniku portugez është pa ndonjë skuadër që nga shkarkimi nga stoli i Manchester United, në dhjetor të vitit 2018. Nga ana tjetër, klubi gjerman që disa ditë është pa […]

Mourinho i gatshëm për të marrë drejtimin e Bayern Munich Foto: Ilustrim

Trajneri Jose Mourinho, është gati për t’u bërë trajner i Bayern Munich.

Sipas disa mediave gjermane, Mourinho do të pranojë stolin e “bavarezëve”, sapo t’i ofrohet.

Tekniku portugez është pa ndonjë skuadër që nga shkarkimi nga stoli i Manchester United, në dhjetor të vitit 2018.

Nga ana tjetër, klubi gjerman që disa ditë është pa trajner, pasi shkarkuan Niko Kovac për shkak të rezultateve të dobëta.

Ndërsa trajnerët e tjerë si Allegri, Erik ten Hag dhe Thomas Tuchel kanë refuzuar mundësinë për t’u bërë trajneri i Bayernit.