Morata vjen me një deklaratë, pasi VAR ia anuloi golin

Atletico Madridi ka mundur Juventusin 2-0 në kuadër të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Një fitore shumë e madhe kjo për ndeshjen e kthimit që shkon në favor të ekipit të Simeones, por duhet pritur pas tre javësh për t’u konfirmuar si çerekfinalist i Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, ka folur edhe Alvaro Morata, njeriu që dikur ka luajtur për Juventusin, i cili madje edhe arriti të shënojë, por që VAR-i e zhvlerësoi golin e spanjollit, transmeton gazeta “Metro”.

“Nuk mund t’i argumentoni gjërat që janë normale në futboll”, shtoi ish lojtari i Chelseat, duke aluduar se fitorja ndaj njërit prej favoritëve nuk ishte befasi.

Kujtojmë se Morata me Juventusin ishte edhe finalist i Ligës së Kampionëve, në vitin 2015.

Ndeshja e kthimit në ‘Juventus Stadium’ do të luhet më 12 mars.

RAPORTO