Morata tek Atletico Madrid si huazim për 18 muaj

28.01.2019

Atletico Madrid ka finalizuar suksesshëm tratativën për të nënshkruar me sulmuesin e përfaqësueses së Spanjës për 18 muaj, që përfshijnë gjysmën e mbetur të këtij sezoni dhe të ardhshmin. Gjithsesi, Chelsea mund të rimarrë futbollistin e saj në fund të këtij sezoni, por vetëm për të luajtur te Blutë e Londrës dhe jo për ta […]

Morata tek Atletico Madrid si huazim për 18 muaj Foto: Ilustrim

Atletico Madrid ka finalizuar suksesshëm tratativën për të nënshkruar me sulmuesin e përfaqësueses së Spanjës për 18 muaj, që përfshijnë gjysmën e mbetur të këtij sezoni dhe të ardhshmin.

Gjithsesi, Chelsea mund të rimarrë futbollistin e saj në fund të këtij sezoni, por vetëm për të luajtur te Blutë e Londrës dhe jo për ta transferuar atë në tjetër ekip. Nëse kushtet do të jenë të tilla, që Chelsea të kërkoj rikthimin e Moratas në korrik, atëherë Atletico ka të drejtën të blejë spanjollin.

Morata i është nënshtruar testeve mjekësore gjatë ditës së diel, ndërsa të hënën ka nënshkruar të gjithë dokumentacionin për tu bërë me efekte të plota futbollist i Atletico Madrid.

Pas më shumë se dy javë përpjekje, në një fushatë që përfshiu shumë klube, mes të cilave edhe Milan, e gjithashtu ndikuar nga shumë lojtarë, skuadra e re e Moratas është Atletico.