Momenti kur flamuri i Kosovës ngritet më lartë se i Serbisë

05.04.2019

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Antalia të Turqisë. Xhudistja jonë mposhti në finale Otgontsetseg Galbadrakh të Kazakistanit, duke e hedhur me Ippon, 9 sekonda para fundit, kategoria deri në 48 kilogramë. Pas shpalljes si e parë në këtë kompeticion, pasoi edhe ndritja e flamujve, […]

Momenti kur flamuri i Kosovës ngritet më lartë se i Serbisë Foto: Ilustrim

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Xhudistja jonë mposhti në finale Otgontsetseg Galbadrakh të Kazakistanit, duke e hedhur me Ippon, 9 sekonda para fundit, kategoria deri në 48 kilogramë.

Pas shpalljes si e parë në këtë kompeticion, pasoi edhe ndritja e flamujve, dhe aty ishin flamuri i Kosovës i pari, pastaj i Serbisë, i Kazakhstan dhe Koresë.

Distria Krasniqi fitoi 700 pikë olimpike për “Tokio 2020”. Ajo është e vetmja garuese nga Kosova në Grand Prixin e Antalias. Vitin e kaluar, Distria kishte fituar medaljen e artë, por në kategorinë -52 kg.