Momenti komik i Munishit me gjyqtarin e katërt: A po e sheh që kam mbetur trajneri më i urtë!

05.03.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka zhvilluar ndeshjen ndaj Dritës në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll. ‘Luanët’ e Ismet Munishit arritën fitore me rezultat 2:0, kështu duke e blinduar pozitën e parë me 44 pikë në tabelën e Superligës së Kosovës. Golashënuesit e kësaj ndeshje ishin Blend Baftiu dhe […]

Momenti komik i Munishit me gjyqtarin e katërt: A po e sheh që kam mbetur trajneri më i urtë! Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka zhvilluar ndeshjen ndaj Dritës në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

‘Luanët’ e Ismet Munishit arritën fitore me rezultat 2:0, kështu duke e blinduar pozitën e parë me 44 pikë në tabelën e Superligës së Kosovës.

Golashënuesit e kësaj ndeshje ishin Blend Baftiu dhe Edvin Kuç.

Ky derbi në 90 minuta lojë zhvilloi shumë emocione, aksione e tifozëri të shkëlqyeshme.

Po ashtu ky spektakël nuk mungoi as jashtë vijave të fushës.

Trajneri i Ballkani, Ismet Munishi në këtë ndeshje ishte shumë i qetë, ku madje në një moment iu drejtua edhe gjyqtarit të katërt, Arben Halilajt me fjalët: “O Arben, a po e sheh se kam mbet më i urti…”.

Me këtë fitore Ballkani grumbulloi gjithsej 44 pikë duke lënë pas Gjilanin me dhe Prishtinën me nga 41 pikë.