Modric i kërkon Bales të vazhdojë qëndrimin në Real Madrid

15.10.2019

Mesfushori kroat Luka Modric është duke udhëzuar sulmuesin Gareth Bale të vazhdojë qëndrimin në Real Madrid. Dyshja kanë luajtur së bashku në Tottenham Hotspur dhe Modric është njëri nga shokët më të afërt të Bales në Madrid. “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë fillimisht Luka Modric. “Ai […]

Modric i kërkon Bales të vazhdojë qëndrimin në Real Madrid Foto: Ilustrim

Mesfushori kroat Luka Modric është duke udhëzuar sulmuesin Gareth Bale të vazhdojë qëndrimin në Real Madrid.

Dyshja kanë luajtur së bashku në Tottenham Hotspur dhe Modric është njëri nga shokët më të afërt të Bales në Madrid.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë fillimisht Luka Modric.

“Ai e shfaqi këtë gjatë këtij sezoni. Shpresoj të qëndrojë në këtë sezon dhe në sezonin e ardhshëm gjithashtu”
Dyshja janë përballur kundër njëri-tjetrit gjatë ndeshjes me Uellsit dhe Kroacisë të dielën.

Takimi mes tyre kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1.